S'ka kush të gjykojë ekstradimet në Gjykatën e Lartë, KLGJ mbledhje urgjente

Situate e krijuar në Gjykatën e Lartë në bllokimin e kërkesave të ekstradimit, ka vënë në lëvizje Këshillin e lartë Gjyqësor.

Janë tre kërkesa që qëndrojnë në pritje dhe që rrezikojnë kalimin e afateve ndaj dhe në një mbledhje urgjente është vendorus që trupa të plotësohet nga gjyqtarë të Apelit me kushtin që të kenë 13 vite eksperiencë në detyrë si dhe do të duhet të kenë kaluar vettingun.

Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 anëtarë, por në detyrë janë vetëm dy.

Madje qëndrimi në detyrë i kryetarit Xhezair Zaganjori është ankimuar në KPA ndërsa anëtarit tjetër Ardian Dvorani i ka përfunduar mandati.

Për një çështje ekstradimi trupa duhet të ketë 3 anëtarë, ndaj është shtuar propozimi për të deleguar fillimishtë 9 gjyqtarë. Ndërkohë nga ana tjetër në 24 korrik, përfundon afati i aplikimit për 4 vendet për kandidatë jo  gjyqtarë në Gjykatën e Lartë.

Deri tani mësohet se kanë kandituar katër juristë që plotësojnë kriteret të cilët janë avokatët Ndue Pjetra, Jordan Daci, Alma Loci, Lindita Troja , Jetmira Rragami, dhe Ergys Misha. Për kandidatët është kriter të këne 15 vite pune si jurist , mos te jënë perfshirë ne angazhime politike 10 vitet e fundit si dhe të kene tituj shkencor.

EMISIONET