Sjellja e çuditshme e hajdutit që vjedh veprën 45 mijë dollarëshe

Sjellja e çuditshme e hajdutit që vjedh veprën 45 mijë

Një hajdut hyn në një galeri arti dhe vjedh nga muret një kornizë dhe shëtit me të nëpër sallë, duke u filmuar nga kamerat e sigurisë.

Policia e Torontos në Kanada ka lëshuar pamjet e hajdutit të artit, i cili mund të fshehë fytyrën. Ai shihet duke ecur në hapësirën e ekspozitës, për t'u shfaqur pak sekonda më vonë duke mbajtur në krah kornizën.

Piktura i përket artistit të famshëm të rrugës, Banksy. Vjedhja ndodhi rreth orës 5 të dielën, tha policia, duke kërkuar ndihmë për ta identifikuar.

Piktura ‘Trolley Hunters’, ishte pjesë e ekspozitës Art of Banksy dhe përshkruan gjuetarët që po përgatiten për të sulmuar karrocat e pazarit në një fushë. Është vlerësuar me rreth 45,000 dollarë kanadezë (34,000 dollarë amerikanë).

EMISIONET