Rreshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit, ku prurjet e lumit Vjosë arritën nivelin e 8 metrave. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile njofton se akset kombëtare janë të gjitha të kalueshme, por ka pasur rrëshqitje dherash në disa zona.

Fieri, Vlora dhe Gjirokastra kanë qenë nën pushtetin e ujit, si rezultat i rreshjeve të dendura, ndërsa në disa akse rrugore ka pasur rrëshkitje të dherave.

Nga Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile bëhet me dije se intensiteti më i lartë i rreshjeve u regjistrua Kukës, Vlorë e Gjirokastër, ku brenda njëkohe shumë të shkurtër niveli i prurjeve të Lumit Vjosë në Memaliaj arriti vlerën e 8 metrave nga 1-1,5 që ishte përpara fillimit të reshjeve.

Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit kanë ndërhyrë përgjatë natës për evakuimin e njerëzve dhe të gjësë së gjallënë qarqet e Fierit, Vlorës Gjirokastrës. Reshjet kanë krijuar probleme edhe në qarqe të tjera të vendit si Kruja, Tirana, Elbasani, Dibra, Lezha dhe Kukësi. Në Zall Bastar të Tiranës janë shpëtuar pasagjerët e një furgoni dhe një veture që kishte mbetur në mes të lumit.

Në lagjen kodra e Shtufit në Gjirokastër u krye evakuimin i banorëve të një pallati tërrezikuar nga rrëshqitjet e dheut. Sipas IGJEUM, në orët e ardhshme parashikohet një lehtësim i reshjeve, por në Fier dhe Vlorë gjendja mbetet e vështirë, sidomos në drejtim të efekteve që pasojnë reshjet intensive. Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar në drejtim të rrëshqitjeve të dherave dhe të gurëve në akset rrugore dhe në zona të tjera me rrezikshmëri të lartë si guroret, brigjet e lumenjve, etj.

Emergjencat njoftojnë se akset kombëtare janë të kalueshme, ndërsa vështirësi janë paraqitur në aksin Tepelenë-Gjirokastër tek liqenit i Viroit dhe tek fusha e Lazaratit. Rrëshqitje dherash, rënie gurësh janë ose dëmtime tëpjesshme të rrugës shfaqur në aksin Tiranë-Dajt, aksin Mamurras-Ura e Drojës, Krujë-Qafë Shtamë, në Rrapës të Pukës,në segmentin Klos –Bulqizë dhe në disa pika të tjera. Vështirësi serioze janë krijuar në Vanë të Delvinës dhe në aksin Kuç-Vlorë. Një elektriçist ka humbur jetën në Tropojë, ndërsa disa zona kanë mbetur pa energji elektrike.

/Ora News.tv/