Policia ka gjuajtur me plumba gome dhe gaz lotsjellës protestuesit në Hong Kong. Protestat kundër një projektligji të ri janë shoqëruar me dhunë.

Protestuesit kanë bllokuar rrugët kryesore rreth ndërtesave të qeverisë dhe kanë hedhur tulla e sende drejt policisë.

Qeveria ende po shtyn përpara projektligjin që do lejojë ekstradimin në territorin e Kinës dhe pritet të miratohet më 20 qershor. 

Por Këshilli Legjislativ (LegCo) tani ka vonuar leximin e tij të dytë.

LegCo tha se takimi i planifikuar i së mërkurës do të mbahet në një kohë të paspecifikuar.

Kjo është hera e parë që plumbat e gomës përdoren në Hong Kong për dekada të tëra. 

Deri më tani janë plagosur 22 persona, por asnjë nuk është në gjendje kritike.

Dhjetëra mijëra vetë protestojnë për të kundërshtuar projektligjin e ekstradimit drejt pjesës kontinentale të Kinës, që kritikët thonë se mund t’i lejojë Pekinit që të eliminojë kundërshtarët politikë në këtë territor.



/Ora News.tv/