Situata kaotike e Milanit, gjiganti anglez hedh sytë nga Donnarumma

Situata kaotike e Milanit, gjiganti anglez hedh sytë nga Donnarumma

Fatet e Milanit janë të varura nga rrugëtimi i saj në Kupat e Europës dhe një mos-kualifikim në UEFA Champions League do të sillte shumë pasoja tek ta. Mungesa e tyre në Champions do të detyronte kuqezinjtë që të shesin futbollistët e saj më kryesorë. Një prej tyre është Gianluigi Donnarumma.

Portieri 20 vjeçar ka zhvilluar një sezon fantastik dhe fakti që Milan është në garë për një biletë për në Champions është për shkak të tij. Dhe sipas "The Sun", në garë për shërbimet e tij janë shumë skuadra, mes tyre dhe Manchester United.

"Djajte e kuq" po mendojnë për Donnarumma duke pasur parasysh shitjen e mundshme të David De Gea. Portieri spanjoll ka refuzuar ofertën e fundit të rinovimit, kështu që United duhet të vendosë nëse do ta shesë atë menjëherë apo do ta lejojë të largohet në fund të sezonit të ardhshëm me kosto zero.

EMISIONET