Shtabi i Përgjithshëm Rus ka deklaruar çlirimin e Sirisë nga ISIS.  Të gjitha territoret e mëparshme nën kontrollin e terroristëve u çliruan me goditjen e fundit të ushtrisë siriane, thuhet në deklaratë. 

"Të gjitha njësitë terroriste të ISIS në tokën siriane janë shkatërruar dhe territori është çliruar,"-tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Valeri Gerasimov. "Prandaj, që nga sot, nuk ka territor të kontrolluar nga ISIS në Siri.”

Pasi u informua për operacionin ushtarak të suksesshëm në të dy brigjet e lumit Eufrat në Siri nga Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu, Presidenti Vladimir Putin tha se procesi politik dhe organizimi i kongresit popullor sirian në Soçi, të dakorduar nga Rusia, Irani dhe Turqia muajin e kaluar, tani duhet të jetë fokusi.

Ndër synimet e tjera, Putin caktoi hartimin e një kushtetute të re dhe përfundimisht zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

"Natyrisht, mund të ketë disa pika të rezistencës, por puna e ushtarëve ka përfunduar në zonë. I përfunduar me një fitore të plotë, e përsëris, me një fitore dhe humbje të terroristëve,"-tha udhëheqësi rus.

Procesi i paqes, megjithatë, do të jetë një punë shumë e madhe dhe e gjatë, paralajmëroi Putini. Për këtë, megjithatë, gjakderdhja në Siri duhet të ndalet plotësisht, tha ai.

Rusia filloi ofrimin e mbështetjes për Sirinë pas një kërkese zyrtare nga Damasku në vitin 2015 për të parandaluar terroristët që të përmbysnin plotësisht vendin. Ndihma e Rusisë lejoi ushtrinë arabe-siriane të kthejë rrjedhën dhe të çlirojë zonat e mëdha të vendit të pushtuara më parë nga xhihadistët.

Shaktërrimi i bllokadës së Deir ez-Zor, një bastion IS në Siri lindore, përfaqësonte një pikë kthese në fushatën e këtij viti kundër terroristëve, duke çuar në fund të fundit të tyre.

/Ora News.tv/