Sir Alex Ferguson rikthehet në "Old Trafford"

Sir Alex Ferguson rikthehet në "Old Trafford"

Trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson duket se ka lënë pas problemet me shëndetin, me ish-teknikun e "djajve të kuq" që është kthyer në stadiumin "Old Trafford" pas pothuajse 5 muajsh mungesë.

"Është me të vërtetë mirë të kthehesh këtu. Ishte një rrugë e gjatë, por hap pas hap, pas asaj që më kanë treguar djemtë dhe mjekët e mi, jam këtu përsëri dhe jam vërtet i lumtur ... Edhe pak nervoz, po ju them të vërtetën, gjithashtu sepse ndeshja ime e fundit ishte me Arsenalin në prill. Ishte një kohë e gjatë më parë, por unë jam shumë i lumtur që jam këtu dhe shpresoj që mund të fitojmë sot ",-tha Sir Alex me entuziazëm.

Ferguson është trajneri më jetëgjatë në stolin e Manchester United, ku i drejtoi ata për 27 vite duke fituar gjithçka në drejtimin e tyre. Kohëve të fundit Alex po vuante nga hemorragjia cerebrale, por operacioni i 5 majit dhe rehabilitimi i gjatë e ka kthyer sërish në shkallët e "Teatrit të Ëndrrave", aty ku u bë i njohur.

EMISIONET