Sipas projektimeve, Twitter do të ketë rreth 300 miliona përdorues në 2016-n, dhe rreth 400 miliona deri në 2018-n. Raporti i ri vjen nga eMarketer. Edhe pse kjo është thjesht një parashikim, të dhënat tregojnë se rritja e Twitter ka qënë duke u ngadalësuar nga viti në vit.

Një lajm i keq për Twitter ky, pasi egzekutivët e Twitter parashikonin që 400 milionshi të ndodhte në 2013-n, dhe siç duket, do të duhet një pesë vjeçar tjetër për t’a arritur atë.

perdoruesat-e-twitter

Twitter raporton se në tre-mujorshin e parë të këtij viti kishte 255 miliona përdoruesa aktivë mujorë, nga 204 që kishte një vit më parë.

Sipas eMarketer, shumica e përdoruesave të Twitter në vitet në vijim do të vijë nga jashtë Amerika.

“Rritja e Twitter ka qënë shumë e përqëndruar në tregjet në zhvillim. India dhe Indonezia do të kenë rritjen më të madhe,” është shkruar në raport. “Rritja në SHBA do të ngadalësohet edhe më shumë.”

Rritja e ngadalëshme ka bërë që aksionet e Twitter në ‘Wallstreet’ të mos jenë në nivelet e duhura, dhe që shumë investitorë të humbasin durimin me platformën e mikro-blogimit.

/Ora News.tv/