Simeone prish hegjemoninë, Inter thellon krizën

Simeone prish hegjemoninë, Inter thellon krizën

Zhbllokimi i Icardit nuk i ka mjaftuar Interit për të marrë 3 pikët në javën e 19-të të Seria A.

Historia, e përsëritur shpësh në këtë sezon, ndodhi dhe në startin e fazës së dytë të Seria A, me Interin që po fitonte me rezultat minimal 1 me 0 deri në minutat shtesë, por për të prishur festën e tifozëve zikaltër mendoi sulmuesi më në formë për momentin i Fiorentinës Giovani Simeone.

Në "Artemio Franchi" ishin vendasit që dominuan ndaj zikaltërve, me këta të fundit që u mbrojtën mjaft mirë në prapavijë dhe duke shfrytëzuar daljet e pakta para, arritën të shënoi me bomberin Icardi.

Po kur dukej se gjithçka do shkonte në favor të formacionit të drejtuar nga Spaletti, ishte argjentinasi Simeone që prishi hegjemoninë fituese Inter-Icardi.

Me këtë rezultat, Inter i dërgon në 5 ndeshjet pa fitore duke "kërcënuar" edhe vendin e 3-të, nga Roma që ka edhe 180 minuta për të zhvilluar dhe për të hedhur në "erë" 3 pikët që i ndan në klasifikim.

Nga ana tjetër Fiorentina i shton një pikë të rëndësishme klasifikimit, duke qëndruar vetëm 2 pikë larg zonës Europiane.

EMISIONET