Silvio Berlusconi shtrohet në spital

Silvio Berlusconi shtrohet në spital

Momente paniku për ish-presidentin e Milanit, Silvio Berluskoni. Kavalieri është shtruar në spital mëngjesin e sotëm, pasi ka shfaqur shqetësime të vazhdueshme në pjesën e veshkave.  

Për këtë fakt, një autoambulancë e ka transportuar drejt spitalit "San Raffaele" në Milano, ku Berluskoni po merr aktualisht ndihmën e duhur. Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri i Italisë shfaq shqetësime, pasi më parë, po në "San Raffaele", Berlusconi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pas një sëmundjeje të shkaktuar nga pamjaftueshmëria e aortës.

Pasi të marrë disi veten, 82 vjeçari do të jetë i pranishëm në një takim elektroral me partinë e tij, Forca Italia. Berluskoni është aktualisht pronari aktual i klubit të Seria C, Monza.  



EMISIONET