Siguroi finalen e Kupës, Mezani: Përmbushëm objektivat e klubit

Siguroi finalen e Kupës, Mezani: Përmbushëm objektivat e klubit

Laçi siguroi finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Kukësit. Barazimi i arritur në "Zeqir Ymeri" ka gëzuar trajnerin e  kurbinasve, Gentjan Mezani, i cili theksoi se Kupa ishte objektivi kryesorë i skuadrës.

"Kishim besim që në fillimin e lojës. Padyshim që e dinim se do të ishte e vështirë, por besimi ka qënë që në minutën e parë. Edhe pas pësimit të golit kemi besuar tek çunat. Dhe ata vetë kanë besuar pasi në pushimin e ndeshjes dhe jam shumë i kënaqur që arritëm këtë kualifikim dhe jam shumë i kënaqur që treguan një karakter fitues.  Dua të gëzoj këtë kualifikim, ajo i mbeti pjesës së lojës. Jam i kënaqur se si lojtarët e mi e interpretuan ndeshjes, pavarësisht mbajtjes së gjatë të topit në disa ndeshje. Gjithsesi, pjesa tjetër ishte perfekte.

"Mendoj që objektivat e klubit kanë qenë këto, janë vendosur që në fillim. Ky nuk është vetëm objektiv i presidentit, por është edhe një fitore e imja. Unë nuk është se kam një karrierë të gjatë dhe jam lodhur me kupa. E kisha edhe si një objektiv personal. Kur futemi në lojë, mendojmë të kënaqnim atë, publikun dhe të marrim më të mirën. Ishte kënaqësi edhe për mua, pasi i shërben karrierës sime.

"Unë jam trajneri i Laçit, mendoj të bëj mirë këtu. Ky është viti i parë që unë i kaloj 4 muaj në një skuadër. Më bën mirë të përfundoj këtë vit, dhe të mendoj për punën time. Nëse do kisha mendime të tjera, do gaboja. Dua të vazhdoj mirë këtu dhe të fitojmë Kupën.

"Ne tani mendojmë për kampionatin pasi finalja e Kupës është shumë larg.."- tha Mezani.

EMISIONET