Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi i ftuar në “360Gradë” në Ora News, se opinioni më mbizotërues është sigurimi i detyrueshëm për banesat për të përballuar përmbytjet apo fatkeqësitë e tjera natyrore. Ai solli si rast shembullin e Turqisë.

Shalsi: Franca ndryshe nga Turqia, ka një sigurim vullnetar. 95% e francezëve e sigurojnë vullnetarisht banesën e tyre për vjedhjet, djegiet, etj.

Gentian Gaba, nga PAA: Banka Botërore jo më vonë se tetori të nxori një studim që ti je vendi më i fundit në Evropë për varfërinë.

Shalsi: Mora Francës sepse sigurimi është vullnetar. Po i referohem Turqisë, e cila ka kaluar disa katastrofa. Rrezikohet natyrore janë pjesë e jetës. Turqia nisur nga çka ndodhur, ku kemi rastet e tërmeteve dhe përmbytjeve dhe ka vendosur sigurim të detyrueshëm. Paketa mikro çfarë përfaqëson? Nuk mund të sigurohen zonat e përmbytura. Duhet një produkt masiv. Sot ka dy banka që e ofrojnë një produkt të tillë edhe për përmbytjet. Primi që paguhet dhe nëse Turqia e ka zgjidhur me sigurim të detyrueshëm, Rumania ofron një produkt të tillë. Prandaj, po analizojmë. Vullnetar nuk e arrijmë dot? Duhet të shkojmë drejt një produkti të detyrueshëm masiv që mund të jetë 1 dollar, mund të jetë 100 dollarë.  


/Ora News.tv/