Sigurimi i banesave, Çupi: Barrë e rëndë për shqiptarët, punojnë 4 muaj për buxhetin

Sigurimi i banesave, Çupi: Barrë e rëndë për

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi e ftuar në “Ekopolitikë” në Ora News thotë se për shqiptarët është e pamundur sigurimi i pasurive të tyre siç janë banesat. Megjithëse thotë se është dakord me sigurimin, Çupi shprehet se ka disa faktorë që e pamundësojnë këtë.

Çupi: Jam krejt dakord me parimin e sigurimit. Ne vijmë nga një shoqëri shumë e varfër. Vijmë nga një pabarazi e thellë ku 90% janë të varfër. Sot Shqipëria ka 180 mijë familje me më pak se 4 euro në ditë. Sot ju merret taksa e pronës dhe ju vihet laku në çdo lloj takse. Nga janari deri në prill, qytetari dhe biznesi paguan për buxhetin. Është pamundësi totale. Kjo është taksë e rëndë.

EMISIONET