Si të vjedhësh një Tesla për 2 sekonda, shikoni videon

Si të vjedhësh një Tesla për 2 sekonda, shikoni videon

Pavarësisht elementëve të larta të sigurisë, disa të rinj kanë treguar si mund të vidhet një Tesla Model S brenda 2 sekondave.

Videoja është publikuar në youtube.

Me një radio 600 dollarëshe dhe pajisje kompjuterike djali arrin të klonojë çelësin e makinës pa pasur nevojë të ndërhyjë duke dëmtuar derën e makinës.

Metoda u zbulua në konferencën Cryptographic Hardëare dhe Embedded Systems në Amsterdam të hënën.

Mënyra si u arrit të vidhej një Tesla Model S, çmimi fillestar i së cilës është 75 mijë dollarë tregon sesa vulnerabël ishin makinat e prodhuara në vitin 2017. Për këtë zbulim Tesla i pagoi të rinjtë me 10 mijë dollarë ndërsa prodhuesi i makinave elektrike vetëm fiksoi kodin këtë qershor, me një përditësim të enkriptimit dhe një përditësim softueri që u lejon shoferëve të caktojnë një kod PIN që duhet të vendosin para se të hyjnë në makinë

Kjo tregon se makinat e shitura para qershorit 2018 janë shumë të thjeshta për tu vjedhur vetëm nëse pronarët e tyre duhet të paguajnë dhe 150 dollarë të tjerë për të bërë ndryshimin  në kod.

Ky gabim nuk është faji i Tesla por i Pektron, kompanisë angleze që kishte bërë kodin e çelësave.

Vjedhja e kodit të çelësave duke klonuar një të dytë është mënyra më e thjeshtë për të vjedhur një makinë. Në 2017 një grup studiuesish kinezë zbuluan se një vjedhje e tij mund të bëhej dhe me pajisje më të lira, që kushtonin vetëm 22 dollarë.

EMISIONET