Si të lexojmë pa dëmtuar sytë, këshilla të vlefshme për prindërit

Si të lexojmë pa dëmtuar sytë, këshilla të

Mjekët okulistë rekomandojnë prindërit të bëjnë një vizitë të fëmijëve të tyre pranë specialistëve për të parë gjendjen e shikimit dhe për të kapur herët problematikat. Nëse një fëmijë i afrohet më shumë se 30-35 cm televizorit, librit apo telefonit, mjekët thonë se duhet bërë patjetër konsultë tek okulisti.

Nëse një fëmijë i moshës  5-6 vjeç i afrohet televizorit, telefonit dhe librit më shumë se 30-35 cm, duke shfaqur edhe problem si lotim apo dhimbje të syve, prindërit duhet ti bëjnë një vlerësim shikimit tek mjeku okulist.

Alketa Tandili: Janë disa shenja të vogla që prindërit duhet të jenë të kujdesshëm që nëse fëmija afrohet më shumë në libër, në fletore sesa 30-33 cm që është norma, vëren ndonjë devijim të syve, skuqje të syve, lotim, pulitje të syve, çdo lloj shenje e vogël mund të jetë ndihmë për ti  paraprirë një problematike më të madhe më vonë.

Mjekja okuliste, Alketa Tandili, i sugjeron prindërve që përpara nisjes së shkollës të bëjnë një screening të shikimit të fëmijëve.

Alketa Tandili: Screening të shikimit. Kanë dalë shumë fëmijë me të meta të refraksionit, nuk janë patologji të shikimit por problematika të refraksionit të syve që duke u ndihmuar në moshën  e duhur që është deri në 9 vjeç, bëjmë që të çojmë fëmijët në shikimin e  plotë, funksion për të cilin sytë janë.

Ka disa rekomandimet përsa i takon leximit të librave. Është e shëndetshme të lexohet në vendet që ka dritë natyrale.

Mund të jetë një ambjent i jashtëm, në rastin e shtëpisë rekomadohet të lexohet pranë dritares, pozicionuar nga ana e majtë.

Alketa Tandili: Fëmijët duhet të harxhojnë shumë më shumë kohë në ambjente të hapura, në ambjente me gjelbërim. Me fillimin e përdorimit të ekraneve, përdorimin pa kriter të celularëve tek fëmijët, ne hasim gjithnjë e më shumë në moshat e vogla miopinë, që nuk është trendi i mioshës.

Mjekja okuliste është kundër shmangies totale të fëmijëve nga teknologjia, por rekomandon prindërit që të tregohen të kujdesshëm për tu lënë fëmijëve minutazhe të caktuara. Optimale është rreth 20 min. 

EMISIONET