Si në filma/ Policia greke ndjek makinën me drogë, arrestohet 32-vjeçarja shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2019, 13:07
Një 32-vjeçare është arrestuar nga autoritetet greke, pasi ishte duke transportuar një sasi prej 36 kg 260 gram marijuane.
Policia ka ndjekur automjetin që ishte ngarkuar me drogë në kufirin greko-shqiptar, pranë Igumenicës.
Ndërkohë është shpallur në kërkim një tjetër shqiptar, bashkepunetor i saj. Po ashtu u sekuestrua dhe një peshore, 50 euro dhe 1 celular.
Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 880 kg marijuanë që vinte nga Shqiperia.