Si dorëzohen "terroristët" në Siri

Si dorëzohen "terroristët" në Siri

Grupi i parë i militantëve kanë dorëzuar armët dhe e kanë lënë Ghouta Lindore, ndërsa një numër gjithnjë e më i madh i luftëtarëve rebelë në Siri kërkojnë të largohen nga terroristët e Jabhat al-Nusra, njoftoi ushtria ruse.

"Disa përfaqësues të grupeve të armatosura të paligjshme kanë intensifikuar përpjekjet për të kontaktuar me forcat qeveritare siriane dhe Qendrën ruse për pajtimin me qëllim të diskutimit të ndarjes së tyre nga grupi terrorist i ndaluar Jabhat al-Nusra," tha gjeneral Yury Yevtushenko, kreu i Qendrës së Pajtimit në Siri.

Përpjekjet për të ndarë të ashtuquajturat luftëtarë të moderuar të opozitës nga xhihadistët vazhdojnë në periferi të Damaskut, në Ghouta Lindore. Qeveria siriane krijoi një korridor humanitar i cili mbetet i hapur për civilët dhe militantët të cilët janë të gatshëm të japin armët e tyre.

Grupi i parë i 13 militantëve përdori portën për të dalë nga periferia e Damaskut, e kontrolluar nga rebelët, nëpërmjet korridorit Muhayam al-Wafideen gjatë natës.

Video e eksodit nën vëzhgimin e qeverisë tregon luftëtarët që mbanin sendet e tyre dhe hipën  në automjete për të shkuar në Idlib. Yevtushenko ia atribuoi dorëzimin militant "bisedimeve të gjata" të mbajtura nga oficerë të qendrave të pajtimit dhe grupe xhihadiste.

Nuk ka provokime pas daljes së militantëve, tha gjenerali, duke shtuar se ata që janë dorëzuar do të transportohen në Idlib, ndërsa negociatat vazhdojnë lidhur me dorëzimin e militantëve të tjerë. Lajmi i dorëzimit të militantëve përkoi me një deklaratë të grupit Jaysh Al-Islam, i cili thuhet se pranoi të lëshonte luftëtarët e Tahrir al-Sham (HTS) nga burgjet e tyre dhe t'i dërgonte ata drejt Idlibit gjithashtu.

EMISIONET