"Si do luani pa bërë stërvitje?" Mërgim Mavraj: Jemi shqiptarë

"Si do luani pa bërë stërvitje?" Mërgim Mavraj:

Përfaqësuesja shqiptare do të debutojë nesër mbrëma në Tel Aviv përballë kombëtares izraelite, një ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Gjatë konferencës për shtyp, mbrojtësi shqiptar Mërgim Mavraj është ngacmuar me disa pyetje nga gazetarët vendas. I pyetur se si mund të fitojnë kur nuk kanë bërë stërvitje, Mavraj ia kthen: "Jemi shqiptarë".

Pjesë nga konferenca

Pyetje: Mërgim, doja të dija për gjendjen fizike tënde, nuk ke luajtur 90 minuta me Shqipërinë derisa gjete skuadrën e re që aktivizohesh, nesër i ke 90 minuta për të luajtur?

Mërgim Mavraj: Unë e ndjej veten për të luajtur 90 minuta. Jam gati të kontribuoj për më të mirën e skuadrës.

Pyetje: Mërgim, a e keni studiuar Izraelin gjatë këtyre ditëve dhe a jeni më të përgatitur fizikisht më mirë se ta?

Mërgim Mavraj: Izraeli me atë para 1 viti e gjysmë dhe me ndeshjen e fundit në Shqipëri tani, ka qenë ndeshja e parë e trajnerit të ri dhe skuadra është më e fortë. Pra idenë e trajnerit e shfaqin më mirë. Por jemi të përgatitur shumë mirë, e kemi analizuar shumë mirë. Nëse ne tregojmë vetëbesim ne do fitojmë nesër.  

Pyetje: Ju erdhet sot në Izrael dhe nuk keni bërë asnjë stërvitje. SI ka mundësi që keni këtë besim dhe si do arrini nesër të luani pa bërë asnjë stërvitje këtu?

Mërgim Mavraj: Kjo ndoshtja është një ndijesi që nuk përshkurhet. Ne jemi shqiptari dhe kemi besim nga ana jonë dhe nuk ka nevojë për të adoptuar. Por me stërvitjet që kemi bërë në Shqipëri mjaftojnë.


EMISIONET