Viti 2017 ka qënë i veçantë për futbollin shqiptar. Kombëtarja e mbylli në vendin e 3-të një grup eleminator me dy gjigandë të futbollit si Spanja e Italia. De Biasi pasi shkroi historinë vendosi të thoshte mjaft, me Panuçin që mori vendin e bashkëatdhetarit të tij. Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku ka futur në "mikroskop" 2017-ën duke folur edhe për objektivat e vitit 2018.

Ndryshimi në pankinë

"Padiskutim që do ta cilësoja një vit pozitiv, pasi kemi patur dhe lëvizjet e trajnerëve. Megjithatë luhatjet që i kemi patur në mes të sezonit dhe ndërrimin e trajnerit mendoj që dhanë një impakt tepër pozitiv dhe mendoj se e arritëm objektivin. Siç e dimë të gjithë, ne kishim një grup shumë të fortë, me 2 skuadra të një niveli të lartë si Spanja e Italia dhe mendoj se i kemi arritur pritshmëritë."

Ekipi Kombëtar

"Një element që  u vu re këtë sezon ka qënë vetkënaqësia tek ekipi, pasi skuadra vinte pas kualifikimit në Europian.  Mendoj se euforia duhet luftuar, një gjëndje që kapi dhe lojtarët dhe  që ndikoi jo pozitivisht tek skuadra në këtë sezon.

"Ishte koha që ka dashur një ndërrim, pasi dhe vetë trajneri De Biassi në momentin kur u bë marrëveshja e ndërprerjes së kontratës me mirëkuptim, ndoshta dhe De Biassi vetë mendoi se nuk mund të jepte më tek kjo skuadër.

"Mendoj se lëvizja e trajnerit, e stafit ishte në një moment të duhur dhe ardhja e një trajneri të ri, me një moshë më të re, me një nerv të një shkallë më të lartë besoj se do i jap pa diskutim, siç e kemi parë dhe në këto ndeshjet e fundit do të jetë një zgjedhje pozitive.

"Nuk mendoj se Panuçi është në test, pasi ai tregoi se di të drejtojë skuadrën, të motivojë dhe të marrë dhe rezultatin.

"Për trajnerit dhe për ekipin padiskutim Liga e Kombeve ka një impakt mjaft pozitiv  çka e bën që ekipi të jetë gjithmonë në tonus për të arritur objektivin. Mendoj se për nivelin që ka kombëtarja jonë ka 2 mundësi për të arritur objektivin."


Superliga Shqiptare

"Një vit shumë pozitiv. Doli ekipi i Kukësit kampion, çka tregon se në vitet e fundit dhe në vitin që sapo u mbyll lufta për titullin kampion është vendosur në takimet e fundit".

Albitrat

"Ka qënë një sezon që në javët e para kishte disa probleme, por jam i mendimit se asnjëherë klubet jo vetëm në Shqipëri por dhe më gjërë nuk do të jenë të kënaqura me albitrimin. Ndoshta dhe për shkak të mentalitetit, klubet të cilat humbin gjejnë arsyet, shkaqet tek albitrat."

FSHF

"Objektivat që i kishim vendosur vetëm për vitin 2017 mendoj se i kemi realizuar. Projekti "Grohu" që është dhe në bashkëpunim me UEFA ndihmon të rris futbollin e fëmijëve  do të vazhdojë pavarësisht zgjedhjeve të kreut të FSHF-së."




/Ora News.tv/