"Pendohet" Mourinho: I kërkoj falje specialistit të dështimeve

"Pendohet" Mourinho: I kërkoj falje specialistit të

Arsenal është një prej skuadrave më me traditë në futbollin anglez dhe prej 22 vitesh në stol ka pasur një "gjeni" si francezi Arsene Wenger.

Tekniku 68 vjeçar ka qënë një tip shumë karizmatik dhe mjaft karagjoz, ku në disa momente nuk kanë munguar përplasjet me rivalët. Një prej tyre është Jose Mourinho që njihet për karakterin e tij thumbues.

Vetëm pak ditë më parë, Wenger ka zyrtarizuar largimin nga stoli i londinezëve dhe "Special One" ka gjetur kohën për të thënë se është penduar për komentet që ka bërë ndaj Arsene Ëengerit gjatë rivalitetit të tyre.

"Po pendohem, besoj se edhe ai pendohet. Këto janë disa gjëra të vogla që do të ishte më mirë pa to; disa gjeste, disa fjalë do të ishin më mirë të mos ndodhnin. Ndjehem më mirë pa to, nuk dyshoj për këtë”.-deklaroi luzitani.

Kur ishte trajner i Chelsea, Mourinho e quajti Wenger “soditës” dhe “specialist në dështime”, ndërkohë që të dy u përfshinë në përleshje fizike në tetorin e vitit 2014.

Takimi i fundit mes Wenger e Mourinho parashikohet të jetë këtë të dielë në mitikun "Old Trafford".

EMISIONET