Mosnjoftimi i Arbër Çekajt, administratorit të kompanisë “Arbi Garden”, në kontenierin e së cilit u gjetën 613 kg kokainë kolumbiane, u bë shkak për dështimin e seancës ndaj tij në Gjykatën e Krimeve te Rënda.

Gjykata relatoi se nuk ka ende një përgjigje për letërporosinë e dërguar në Gjermani, për njoftimin e Çekajt.

Administratori i “Arbi Garden” u arrestua në shtetin gjerman në 4 maj 2018 pasi ndaj tij ishte lëshuar një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë nga Krimet e Rënda.

Seanca e radhës për Çekajn dhe dy të bashkëpandehurit e tij, Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, do të zhvillohet në 16 shtator.

Edhe seanca ne apel për Kelmend Balilin pati të njëjtin fat. 

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e shtyu vijimin e seancës për në 11 shtator. Seanca e tretë në radhë në Apel dështoi për shkak të mosparaqitjes së Balilit dhe të avokatit të tij mbrojtës, Theodhori Sollaku.

Në ketë gjykim Balili kundërshton dënimin me 12 vjet burg të marrë në Shkallën e Parë të Krimeve.

Dështim pati edhe seanca ndaj Marjana Çelmetës nuses që akuzohet se ka helmuar ish vjehrrën e saj. Ndonëse palët ishin të pranishme në seancë dhe pritej dënimi që do të kërkonte prokuroria, prokurori i çështjes kërkoi më shume kohë për tu përgatitur pasi gjatë kësaj periudhe kishte pasur shume ngarkesë. Edhe për këtë çështje seanca u shty për në16 shtator.

/Ora News.tv/