Tjetër destinacion për Mauro Icardin.

Sulmuesi i Interit ka shpallur "divorcin" me klubin zikaltër dhe shumë shpejt pritet të gjej një skuadër të re. Juventus duket ajo më e avantazhuar, ndërsa së fundmi në skenë ka dalë Roma.

Por, oferta e kryeqytetasve nuk bind as Interin dhe as argjentinasin, i cili ka shtuar radhën e kandidatëve për ta pasur në ekip. Të paktën kështu raporton "Sky Sport", që zbulon se Monaco i është bashkuar garës për të nënshkruar me sulmuesin e Interit.

Një ide që vjen menjëherë pasi sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao i dha fund qëndrimit në principatë. Për kartonin e Icardit, dyshja, Ausilio-Marotta kërkojnë jo më pak se 70 milionë euro, shifër e cila pritet të mos jetë problem për arkat e Monacos.

/Ora News.tv/