Shteti i Kuvajtit ka kremtuar 57 vjetorin e ditës kombëtare. për këtë arsye ambasada e Kuvajtit në Shqipëri ka organizuar një pritje me autoritetet më të larta të vendit. Ambasadori i Kuvajtit konfirmoi se marrëdhënies mes vendeve respektive janë në fazën më të mirë të tyre. 

Shteti i Kuvajtit kremtoi 57 vjetorin e Ditës Kombëtare dhe 27-vjetorin e Ditës së Çlirimit, e për këtë arsye ambasada e Kuvajtit në Tiranë organizoi pritjet me praninë e autoriteteve të larta të vendit. 

Ambasadori i Kuvajtit Fayez Mishari Al Jassim konfirmoi marrëdhënet miqësore mes Kuvajtit dhe Shqipërisë, forcuar edhe me vizitat respektive në vendet përkatëse. 

"Marrëdhëniet dypalëshe midis Shtetit të Kuvajtit dhe vendit miqësor të Republikës së Shqipërisë, janë aktualisht në fazën më të mirë. Kohët e fundit, ato janë rritur edhe më tej dhe  pasqyrojnë aspiratat e dy vendeve tona forcuar edhe vizitat reciproke të delegacioneve të nivelit të lartë dhe kontributet vullnetare dhe ndihmat emergjente nga organizatat bamirëse të Kuvajtit për ata që janë prekur nga përmbytjet e kohëve të fundit që përfshiu Shqipërinë", tha Fayez Mishari Al Jassim.

Ambasadori tha se përvjetore të tilla festimesh janë një mundësi për t'u ndier më shumë krenarë për historinë e shtetit të Kuvajtit ndërsa evidentoi se misioni diplomatike në vendet të ndryshme po bëhet maksimumi për të rritur bashkëpunimin mes shteteve.

/Ora News.tv/