Gjyqtarët evropianë kanë vendosur se Lituania dhe Rumania kanë shkelur të drejtat e dy të dyshuarve si terroristë të al-Kaedës, duke lejuar CIA-n që t'i torturojë ata.

SHBA-të kapën Abu Zubaydah dhe Abd al-Rahim al-Nashiri pas sulmeve të Shtatorit 2001 në SHBA dhe tani janë në burgun e Guantanamos.

CIA operoi me burgje të fshehta, duke përfshirë Lituaninë dhe Rumaninë.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) tha se të dy vendet kishin shkelur ndalimin evropian të torturës.

Ekzistenca e të ashtuquajturave "vende të zeza" të CIA-s për marrjen në pyetje, nën të ashtuquajturën "interpretim sekret", u mbajt sekret për shumë vite pas 11 shtatorit.

Abu Zubaydah, një palestinez pa shtetësi i lindur në Arabinë Saudite, mendohet se ishte rekrutuar nga l-Kaidës në vitet 1990 dge më vonë u bë organizator kyç që lidhte Osama Bin Laden me qelizat e tjera të al-Kaedës.

Ndërsa Abd al-Nashiri, i lindur në Arabinë Saudite  udhëhoqi operacionet e al-Kaidës në rajonin e Gjirit, sipas inteligjencës amerikane.

Vendimi i ECHR tha në Rumani u 'ngrit' një burg i CIA-s nga viti 2003 deri në vitin 2005, ku Abd al-Nashiri iu nënshtrua "një regjimi tepër të ashpër burgimi".

Vendimi tha se ai pësoi një "trajtim çnjerëzor ... që Rumania e kishte mundësuar duke bashkëpunuar me CIA-n".

I njëjti aktgjykim u lëshua kundër Lituanisë, lidhur me Abu Zubaydah. Burgu i CIA-s në Lituani veproi në vitet 2005-2006.

Gjykatësit përmendën dokumentet e CIA-s, sipas të cilave të dyshuarit për terrorizëm iu nënshtruan mbylljes së syve, izolimit, përdorimit të vazhdueshëm të pranga të këmbëve dhe ekspozimit të tepruar ndaj zhurmës e dritës.

Si Lituania dhe Rumania i kanë mundësuar CIA-s të transferojë të dyshuarit në burgje të tjera, duke i ekspozuar ata në "një rrezik të parashikueshëm serioz për keqtrajtim të mëtejshëm".

/Ora News.tv/