Shtet jo partiak dhe me fytyrë njeriu

Shtet jo partiak dhe me fytyrë njeriu

Detyra tjetër që të mundësojë “Make Albania Home Again” është ndërtimi i shtetit që i bashkon dhe jo ndan Shqiptarët.

Na duhet një shtet mbi çdo pushtet, që pushtetarin dhe qytetarin e trajton njësoj. Pra një shtet me barazi para ligjit.

Na duhet një shtet që zgjidh problemet në afatgjatë dhe jo të zhytet nga një rast i jashtzakonshëm tek tjetri. Pra një shtet të bazuar në norma dhe jo në masa të rastit!

Na duhet një shtet ku njerëzit të zgjidhin hallet dhe jo tu shtohen.

Akademik Prof. Dr. Artan Fuga ne disa shkrime të tij, ka sqarur mire dhe në mënyrë shterruese idenë e një shteti të ri.

Nuk e di a mund ti shtoj ndonjë gjë më shumë ideve të Tij, por veç të shoreh dakortësinë totale për idenë e një shteti të tillë:

1. Shtet (administratë publike, polici, ushtri, burgje dhe drejtësi) që të mos ketë asnjë militant partish. Profesor Artan Fuga ka sqaruar gjatë në qendrimet e Tij këtë gjë. Ai ka propozuar 60 propozime se si kjo gje zgjidhet, njëherë e mirë!

2. Shtet që kujdeset për shtetasit e vet. Varferia, padija dhe zhvillimi jane betejat që shteti duhet ti fitoje. Pra një shtet që ka fytyre njerëzore dhe jo tiranike është detyrë për tu arritur.

3. Shtet i përgjegjshëm, që do të thotë çdo qindarkë që u merret njerëzve u duhet kthyer atyre me shërbim. Shteti i përgjeshëm nuk matet vetëm me sa para fut në arkë, por me sa shërbime kryen duke harxhuar me pak para.

Këtë proçes duhet ta bëjë jo me zëdhënie për shtyp, por me vendimmarrje të përbashkët me shtetasit e tij. Kjo është përgjegjshmëri.

4. Shtet i paanshëm, që do të thotë një shtet rregullator dhe i drejtë. Pra jo njē shtet që hyn në treg dhe në drejtësi për të prishur rregullat, por një shtet që garanton se rregullt zbatohen për të gjithë njësoj.

Këto janë disa piketa kryesore se si mund të ishte një shtet që nuk i largon shtetasit e tij por i afron ato.

Pa dyshim që këto ide dhe të tjera duhen zberthyer me mirë.

EMISIONET