Shtëpia në Surrel, PD publikon dokumentet e deklarimit të pasurisë së Kryeministrit

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer me pasurinë e deklaruar që në momentin që mori detyrën e kreut të qeverisë.

Deputetja, Orjola Pampuri, publikoi një dokument që sipas PD-së tregon të ardhurat e deklaruara deri në 100 milion lekë të çiftit kryeministror, shumë herë më pak se kostot e banesës.

Pampuri: Faktet janë e zeza mbi të bardhë në deklaratën e tij të pasurisë. Çifti kryeministror nuk ka deklaruar aq të ardhura, sa të justifikojnë ndërtimin e një shtëpie superluksoze me vlerë 400 milionë lekë.  

Partia Demokratike po publikon sot dokumentet zyrtare që provojnë se të ardhurat e deklaruara të Edi Ramës dhe të të ardhurat e gruas së tij nuk kalojnë vlerën e 100 milionë lekëve dhe nuk justifikojnë dot vlerën 400 milion lekë të shtëpisë në Surrel.  

Në vitin 2011, përpara nisjes së ndërtimit të shtëpisë, Edi dhe Linda Rama kanë deklaruar se, të dy bashke, zotërojnë rreth 80 milionë lekë.  

Në vitin 2012, Edi Rama ndërton shtëpinë e tij në Surrel dhe, kur mori detyrën e kryeministrit një vit më vonë, deklaron se ka shpenzuar plot 400 milion lekë për ndërtimin e saj, pra plot 5 herë më shumë sesa kursimet që kishte gjendje çifti Rama.

Prej ditësh, Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mungesë transparence në deklarimin e pasurisë.




EMISIONET