Shtëpia e Bardhë ndalon gazetarin, CNN padit Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ndalon gazetarin, CNN padit Donald Trump

Rrjeti mediatik CNN po padit Presidentin Donald Trump pasi një gazetar u ndalua të hynte në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti akuzoi korrespondentin Jim Acosta gjatë një takimi javën e kaluar, raporton CNN.

Padia pretendon se po shkelen të drejtat e Acostas dhe të rrjetit mediatik amerikan.

Gazetari u akuzua për sulme ndaj një praktikanteje që u përpoq t'ia merrte mikrofonin, por ai nuk e lëshoi.

Sekretarja e shtypit, Sarah Sanders, iu drejtua z. Acosta për "vendosjen e duarve tek një grua e re që po përpiqej të bënte punën e saj si praktikante e Shtëpisë së Bardhë.

Përvec presidentit Trump, padia i drejtohet dhe një pjese të stafit të tij.

EMISIONET