Shumë persona mund të jenë dakord që shtëpitë publike mund të jenë zgjidhje për të ulur sadopak nervat e shqiptarëve. Por avokati Spartak Ngjela ka dhënë argumentin e tij duke shpjeguar se seksi me para nuk do të zgjidhte asgjë.

I ftuar në emisionin "Why Not" në RTV Ora, ai shjegoi se në këto vende do të shkonte vetëm shtresa e ulët. Madje shtoi se psikologjia shoqërore nuk është ende gati për këtë.

Roza Lati: Referuar dhunës ndaj femrave që bëhet në Shqipëri, a mendon se duhet miratuar projektligji për hapjen e shtëpive publike? Pak seks mund të amortizojë nervat e shqiptarëve.

Spartak Ngjela: Po të flisnim për fillimin e viteve '90, unë kam qenë ndër kryesorët që e kam kërkuar këtë gjë. Në këtë kohë, nuk besoj se zgjidh gjë. Do shkojnë nëpër shtëpitë publike shtresa e ulët.  Ajo shtresa që thua ti "nona e krimit" se janë me para, ata nuk shkojnë se zgjedhin të bukurën në rrugë. Kështu që nuk do ketë shumë treg dhe mund të ketë vështirësi të tjera. Dhe psikologjisë shoqërore nuk do ti pëlqejë. Nuk është koha që prostituta të quhet punonjëse seksi sic është në Angli. Gruaja ka një lumë brenda vetes, por të jep pika, nuk ta jep lumin. Problemi është që kur ta ka dhënë lumin, ti je në qiell. 

/Ora News.tv/