Shqiptari sfidon çekun në ringun e Londrës, premton se nuk njeh humbje

Shqiptari sfidon çekun në ringun e Londrës, premton se nuk njeh

Mbrëmjen e sotme, boksieri shqiptar Florian Marku do të ketë një prej ndeshjeve më të rëndësishme të karrierës së tij.

Ai do të ndeshet me çekun Miroslav Serban në "York Hall" në Londër, e cila do nisë në orën 22:00.

Gjatë karrierës së tij, Marku ka koleksionuar 4 fitore në po aq takime, ndërsa Serban ka humbur 3, një prej të cilëve me knock-out nga 14 përballje.

Biletat janë shitur të gjitha, prandaj pritet që "Intigo O2 Arena" të jetë e mbushur plot.

Ky duel i përket turneut emocionues "Ultimate Boxxer", por pavarësisht vështirësisë, Marku ka premtuar më parë se do të "vjedhë" shfaqjen dhe të koleksionojë fitoren e radhës.

EMISIONET