Një burrë ka pranuar vrasjen e gruas së tij duke i prerë fytin sepse mendonte se po gënjente për virgjërinë kur u takuan.

Gazetat britanike "Metro" i rikthehet çështjes së vrasjes së shqiptare Elidona Demiraj nga bashkëshorti i saj Arben Rexha në Islington në janar të vitit të kaluar, pasi u bë xheloz nëse vajza kishte partner të mëparshëm.

Sulmi qe brutal për vajzën 25 vjeçare tre muaj pasi u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria.

Burri ishte i bindur se e reja kishte pasur një abort gjatë një marrëdhënie të mëparshme.

Prokurori tha se në kohën e vdekjes së saj, ata kishin jetuar së bashku për 12 javë.

Teksa pranoi se ishte xheloz se dyshonte tek Elidona, Arben Rexha ka deklaruar gjithashtu se mendonte se ajo ishte përdhunuar nga një burrë tjetër.

Prokurori Richard Christie tha se "Rexha u bë i obsesionuar me virgjërinë e saj dhe u përpoq të gjente informacione në internet se si mund të mësohej nëse dikush ishte e virgjër".

Trupi i saj u gjet në shtrat të çiftit me plagë të shumëfishta në qafë dhe krahë.

Rexha pranoi vrasjen.

 Ai do të dënohet më 2 shkurt, pasi vlerësimet psikologjike janë kryer.

/Ora News.tv/