Një burrë shqiptar ka deklaruar se nuk është fajtor për kontrabandën e njerëzve, ndërsa ka pretenduar se po shpëtonte nëntë vetë nga një grykë e vogël në Kanalin Anglez.

Afrim Xhekaliu, 40-vjeç, u arrestua pasi grupi i shqiptarëve duhej të shpëtohej nga një gji i goditur nga erëra të forta në bregun e East Sussex.

 Tetë burra dhe një grua po përpiqeshin të arrinin Britaninë, por u detyruan të thërrisnin për ndihmë, pasi barka e tyre e vogël u godit nga era e fortë.

Pas thirrjes së tyre emergjente, dy varka shpëtimi dhe një helikopter shkuan në zonë.

Ekipet e shpëtimit zbuluan dhe e shpëtuan atë rreth 20 kilometra në jug të Eastbourne. Barkat e tyre u tërhoqën më vonë në port.

Ata besohet se u nisën nga Boulogne në Francë gjatë pasdites së 30 janarit, por duhej të shpëtoheshin në orët e hershme të 31 janarit.

Të nëntë personat u morën në breg nga një varkë shpëtimi dhe iu dorëzuan oficerëve të Forcës Kufitare për t'u marrë në pyetje.

Dy prej tyre u arrestuan me dyshim për kontrabandë të njerëzve dhe një i tretë u arrestua më vonë.

Xhekaliu u paraqit në gjykatën e Hove Crown nëpërmjet lidhjes me skype dhe ai akuzohet për përpjekje për të kontrabanduar njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar dhe posedimin e pasurive kriminale.  

40-vjeçari deklaroi se nuk ishte fajtor për të dy akuzat dhe i tha gjykatës se mund të provonte se paratë ishin të tijat.

Në maj 2016, 18 shqiptarë u shpëtuan nga një barkë që po fundosej në bregun e Kentit.

/Ora News.tv/