Shqiptari me të dashurën arrestohen me 12 kg drogë: Nuk kemi dijeni!

Shqiptari me të dashurën arrestohen me 12 kg drogë: Nuk kemi

Një konfiskim i madh marihuane u krye nga policia në Novara gjatë një operacioni kundër lëndëve narkotike, duke çuar në pranga dy persona.

Mediat italiane bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Erion Likaj, 41 vjeç me origjinë shqiptare dhe banues në Trecate si dhe një shtetase italiane, bashkëjetuese e tij.

Policia konfiskoi 3 kg drogë në garazhin e Consuelo Ponticello, 37 vjeç, në Novara dhe 9 kg drogë në shtëpinë e Likajt.

Ata kanë dalë ditën e djeshme përpara gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë.

Çifti nëpërmjet avokatëve mbrojtës ka mohuar të ketë dijeni për praninë e lëndës narkotike, deklaratë që nuk bindi gjykatësin për t'i liruar nga qelitë.

EMISIONET