Një sasi prej 37 kg heroinë është kapur nga policia bullgare e doganave në pikën e kontrollit mbi Urën e Danubit në kufi me Rumaninë, thanë zyrtarët të martë. 

Droga ishte e ndarë në 68 pako, e fshehur në dyshemenë e një makine të regjistruar në Itali, teksa po përpiqej të largohej nga Bullgaria, tha në një deklaratë Agjencia Kombëtare Doganore. 

Shoferi i automjetit, një shtetas shqiptar me qëndrim të përhershëm në Itali, u arrestua në vendngjarje. 

Autoritetet vlerësuan se vlera e heroinës në tregun e zi do të tejkalonte 944,000 dollarë amerikanë.

Bullgaria, një rrugë kryesore tranziti për drogat e kontrabanduara nga Azia në Evropë, kapi 602.6 kg heroinë në kufijtë e saj në 2017.

/Ora News.tv/