Policia greke në Korfuz ka arrestuar një shqiptar, pasi u kap me 20 kg marijuanë. Ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Droga u kap në veri të ishullit, në një zonë pyjore pranë bregdetit.

Droga ishte e ndarë në dy çanta, e futur ne 18 pako me peshe totale 20 kg 860 gram marijuanë.

Shqiptari i arrestuar është 29 vjeç, ndërsa dy shqiptarët e tjerë në kërkim janë të moshës 19 dhe 20 vjeç.

/Ora News.tv/