Një shqiptar 30 vjeçar u arrestua nga policia italiane në Chieti, pasi u gjet në posedimin e 100 gramë kokainë.

Shtetasi me iniciale B. V, u ndalua dje në qendër të Francavilla pas një kontrolli rutinë nga policia.

Shenjat e nervozizmit të dukshëm dhe padurimi ngjalli dyshime tek policia për një kontroll më të detajuar persona, ku i është gjetur edhe shuma e parave prej 1300 eurosh dhe mbi 100 gramë substancë të bardhë, e cila më pas rezultoi kokainë me pastërti të lartë.

Kërkimet pasuese në banesën e tij i mundësuan policisë gjendjet edhe të një shume prej 1600 eurosh para të gatshme të fshehura nën dyshek, të dyshuara si të përfituara nga tregtia e drogës.

I riu u arrestua dhe ju vu në dispozicion të hetuesve.

Sasia e drogës së konfiskuar ndoshta ishte e destinuar për në tregun e Chietit dhe në zonën bregdetare në Pescara, shitja e së cilës me pakicë do t'i kishte sjellë 20 mijë euro.

/Ora News.tv/