Shqiptari i "nxin jetën" italianes derisa përfundon në pranga

Shqiptari i "nxin jetën" italianes derisa përfundon në

Karabinierët e Stacionit të Caldonazos, kanë arrestuar një 41 vjeçar shqiptar me iniciale H.R, i akuzuar për përëndjekje.

Burri shqiptar kishte pikasur një grua nga Valsugana, me të cilën kishte hyrë në bisedë. Fillimisht me të mira dhe më pas me sjellje agresive, shqiptari kishte tentuar të krijonte lidhje intime me të. Gruaja italiane kishte refuzuar gjithnjë, duke i kërkuar marrëdhënien thjeshtë miqësore.

Por, shqiptari ka këmbëngulur vazhdimisht, duke i krijuar shqetësime asaj, duke ndryshuar mënyrën e jetesës dhe zakonet për të shmangur takimet me të.

E ndodhur në këtë situatë, ajo ka denoncuar shqiptarin. Autoriteti gjyqësor pas arrestimit, vendosi masën e sigurisë së arrestit shtëpiak deri në vendimin përfundimtar.

EMISIONET