"Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur", thirrje raciste kundër shqiptarëve në Krushevë

"Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur", thirrje raciste

Përkujtimi i kryengritjes së Ilindentit në Krushevë është shoqëruar me thirrje ofenduese ndaj shqiptarëve.

Ashtu sikur vitet e shkuara, edhe këtë vit përkujtimi i “Meçkin Kamen” në Krushevë, nuk kaloi pa incidente nacionaliste dhe thirrjet "Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur".

Thirrjet u bënë në momentin që përfaqësues qeveritar vendosën kurora me lule pranë përmendore së kryengritësve të Ilindenit.

Thirrjet anti-shqiptare ndodhën përpara syve të presidentit Gjorgje Ivanov.

Ivanov doli para qytetarëve me një fjalim të ashpër kundër pushtetit. Ai kundërshtoi ashpër marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, e cila sipas Ivanovit, e ridefinon shtetin dhe e nënshtron atë ndaj Greqisë si dhe e fshin identitetin dhe historinë maqedonase.

"Të nderuar bashkëqytetarë, treguesi më i madh për vlerat e një populli është konsensusi rreth asaj që nuk është në shitje. Emrin e kemi të madh. Do të duan të na marrin, parashikoi Bllazhe Koneski. A me Marrëveshjen e dëmshme greke, ne vetë vullnetarisht do ta japim emrin?! Çështja e emrit dhe identitetit është më e vjetër se secila Kushtetutë, se secila Qeveri, se secili President. Madje është më e vjetër se shteti. Asnjë individ, nga asnjë gjeneratë nuk ka të drejtë të bëjë tregti me këtë emër dhe me këtë identitet", deklaroi Gjorge Ivanov, president i shtetit.


EMISIONET