Një gangëster shqiptar i cili prej 2016 po vuan dënimin 25 vjet në një burg në Britaninë e Madhe është ankuar se në burg nuk ka prostituta.

Tristen Asllani rrezikon zgjatjen e burgut, duke postuar në mënyrë të paligjshme mesazhe në rrjetet sociale duke u ankuar për mungesën e prostitutave në burgjet britanike.

Rrjeti i investigimeve BalkanInsight thotë se Tristen Asllani bëri titujt e mediave të martën duke postuar foto dhe mesazhe në një faqe në Instagram të quajtur ‘Shqiptari Im në Burg’, i zhveshur deri në bel, me sa duket duke qeshur dhe duke shkruar: “E vetmja gjë që mungon në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar janë kurvat”.

Shqiptarët e burgosur në Britani të Madhe kanë shkaktuar një zemërim edhe më përpara, duke i postuar në mënyrë të paligjshme fotot e tyre gjysmë të zhveshur, duke ushtruar bicepsët e tyre, duke kërcyer, duke ngrënë ushqime dhe duke u mburrur se ishin duke kaluar një kohë të mirë.

Asllani u burgos për 25 vjet në vitin 2016 pasi policia në Londër i gjeti atij në posedim kokainë me vlerë miliona paund dhe një armë automatike.

/Ora News.tv/