Qytetarët shqiptarë kanë humbur besimin se gjendja ekonomike familjeve të tyre mund të përmirësohet në të ardhmen. Banka e Shqipërisë ka publikuar treguesin e ndjesisë ekonomike i cili ka rënë ndjeshëm pasi qytetarët dhe bizneset nuk presin që gjendja ekonomike të jetë më pozitive në muajt në vijim. Ndërkohë që edhe parashikimet për rritjen ekonomike janë më të zbehta dhe nuk do e kalojnë nivelin e 3.5%.

Shqiptarët janë një ndër popujt me të ardhurat më të vogla në Evropë, por shqetësim mbetet fakti se nuk presin përmirësim të gjendjes financiare për familjet e tyre.

Banka e Shqipërisë ka publikuar treguesin e ndjesisë ekonomike, i cili ka rënë gjatë tremujorit  të dytë si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.

Duket se efektet e krizës së tejzgjatur politike po reflektohen gjithmonë e më shumë. Edhe rritja ekonomike parashikohet të jetë më e zbehtë gjatë këtij viti ndërsa për tremuajt e parë ka shënuar një rritje modeste vetëm prej 2.21%.

Por përtej qytetarëve edhe biznesit ka treguar pesimizëm për ecurinë ekonomike në pjesën e mbetur të vitit. Vetëm sektori i shërbimeve, i cili lidhet me sezonin turistik ka pritshmëri më të mira për muajt në vijim. Ndërkohë sektori i industrisë i cili siguron edhe pjesën më të madhe të ardhurave në vend është ulur ndjeshëm. Ecuri rënëse në këtë sektor shfaqën balanca si: gjendja financiare, kontratat porositëse nga eksportet dhe pritjet për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm. Edhe ndërtimi përtej rritjes së lejeve pritshmëritë për këtë sektor gjithashtu janë pesimiste dhe kjo lidhet me kontratat porositëse, gjendja financiare dhe punësimi.

Ndërsa sektori i tregtisë është pesimist për ecurinë e biznesit por edhe për gjendjen financiare dhe punësimin.

/Ora News.tv/