Shqiptarët nuk gjejnë rehat! Nuk duan as Zogun, as Enverin, as Salën, as Tosin

Shqiptarët nuk gjejnë rehat! Nuk duan as Zogun, as Enverin, as

"Shqiptarët, një popull që nuk gjen rehat", thotë aktori i humorit, Flor Binaj. I ftuar në emisionin "Late Night Show" në Ora News, ai foli për mendimin e shqiptarëve rreth Mbretit Zog, Enver Hoxhës, Sali Berishës dhe Fatos Nanos.

Flori tregon se populli nuk po arrin të kuptojë se kush do ti qeverisë pasi sa ikën njëri dhe vjen tjetri, kujtojnë vetëm të mirat që kanë bërë.

Flor Binaj: Ne shqiptarët duhet ta menaxhojmë mirë kohën se bëjmë gabim të madh harrojmë shumë shpejt. Vjen dikush për të na qeverisur, i harrojmë cfarë ka bërë të këqijat, mbajmë mend vetëm të mirat. Ishte Zogu, e shamë, erdhi Enveri, thamë ku ishe o Zog; erdhi Sala, thamë ku ishe o Enver; pastaj iku Sala, erdhi Tosi thamë ku ishe o Sal. Kjo është shumë problematike për një popull që nuk po gjen rehat.

EMISIONET