"Connect Albania", 1.4 mln shqiptarë jetojnë në Itali dhe Greqi

"Connect Albania", 1.4 mln shqiptarë jetojnë në Itali

Përmes një programi kooperacioni italian dhe qeveria shqiptare synojnë të afrojnë shqiptarët kudo që jetojnë dhe të thithin sa më shumë investime. Të dhënat tregojnë se më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit. Vetëm në Itali 31 mijë persona kanë hapur biznesin e tyre kundrejt 3400 italianëve që ushtrojnë aktivitet ekonomik në vendin tonë. Por autoritetet qeveritare garantuan se do të rrisin bashkëpunimin dhe se diaspora është ende një potencial i panjohur për vendin e origjinës.

Më shumë se gjysma e shqiptarëve, sipas të dhënave të Censusit, janë emigrantë. 1.4 mln shqiptarë punojnë dhe jetojnë në vendet fqinje Itali dhe Greqi.

Ia kanë dalë të mbajnë familjet, si dhe të dërgojnë të ardhura për të afërmit, të ngrenë biznese si dhe të shkëlqejnë në skenat botërore të artit dhe kulturës duke lartësuar kombësinë e tyre shqiptare.

Vetëm në Itali, 31 mijë shqiptarë kanë hapur biznes, kundrejt 4300 bizneseve italiane që ushtrojnë aktivitetin e tyre aktualisht në Shqipëri.

200 mijë shqiptarë kanë një pasaportë italiane, dhe kanë të drejta të barabarta me shtetasit italian, por siç thotë dhe ambasadori italian Alberto Cutillo, shqiptarët janë tërisht të lidhur me vendin e tyre.

Alberto Cutillo: Ne sot nuk e dimë  mirë kush është shqiptar dhe kush është italian. 200 mijë shqiptarë kanë marrë pasaportë italiane dhe ne mendojmë, janë shqiptarë apo italiane. Dhe në fakt,  janë të dyja, kanë pasaportë italiane por ndihen shqiptarë.

Autoriteteve shqiptare i lind detyrimi të krijojnë më shumë ura bashkëpunimi për diasporën. Përgjegjësinë më të madhe e mban e sapokrijuara, Ministria e Diasporës, e drejtuar nga një ish-kryeministër.

Pandeli Majko: Shteti shqiptar do të shikojë qytetarët e vet jashtë vendit një pjesë e madhe të cilëve janë bërë sot edhe qytetar evropian.

Përmes një programi te Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (ONM) - agjencia e OKB për migracionin, Kooperacioni Italian synon ta eksploroje diasporën edhe si një potencial për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit, duke u bazuar në mundësite që ka ky komunitet .

Nino Merola: Diaspora shqiptare në Itali është e rëndësishme dhe e shpërndarë në rajonet më të mëdha italiane si Lombardi, Toskana, dhe Piemonte.  Është komunitet që ka vlera dhe potenciale që mund të ofrojnë vendit të tyre sidomos në zhvillimin ekonomik. Jemi të bindur që kjo iniciativë do do të sjellë më afër vendin; më shumë marrëdhënie të forta në nivelin ekonomik, kulturor, dhe mes qytetarëve.

Peter Van der Auweraert: Ka shembuj në Ballkanin Perëndimor se si mund të funksionoje ky proces i afrimit të diasporës me vendin e origjinës. Në kohën kur shume njerëz nga Ballkani Perëndimor janë larguar, është shumë e rëndësishme që rajoni të angazhohet me diasporën. Ka raste të shumta që njerëz që kanë shkuar jashtë dhe janë trajnuar në vende si Zvicra apo Gjermania, janë kthyer ne vend për të trajnuar njerëzit lokalë që jetojne në atë vend, pra kemi të bëjmë me transferim dijesh.

Por, diaspora duhet ta ndjejë që këtë herë angazhimi institucional është serioz.

Ejten Xhafaj: Ka një rol shumë të madh që mund të luaj siç e kanë luajtur në vende të ndryshme. Vende si Meksika apo vende të tjera janë zhvilluar mbi atë që diaspora ka bërë jo vetëm për remitancës, por mbi të gjitha mbi atë që diaspora di të bëjë.

Vlashent Sata është një artist i vlerësuar shqiptar që jeton në Francë.

Vlashent Sata: Eksporti më i mirë që ne kemi është arti. Kur flitet për shqiptarë në Francë kujtohen emra të njohur shqiptar. Mendoj se të gjithë ne bëjmë nga pak.

"Connect Albania" do të jetë një platformë që do të ngrihet si pjesë e këtij programi së bashku me ngritjen e një fondi specifik për bizneset e reja për migrantët e brezit të dytë që dëshirojnë të hapin bizneset e tyre në Shqipëri.



EMISIONET