Shqiptarët e Kosovës në Itali, përleshen me thika me atë të Shqipërisë

Shqiptarët e Kosovës në Itali, përleshen me thika me

Shoferët dhe pasagjerët e dy veturave që shkonin në jug, ndërsa ndodheshin të ndaluar në një ndalesë në autostradë kanë shpërthyer në zënka dhe përdorimin e thikave.

Ngjarja ka ndodhur natën e së premtes në Gorduno.

Shoferi i një prej dy automjeteve me targa të Ticinese, një 32 vjeçar nga Kosova me vendbanim në Lugano, ka sulmuar dy burra të tjerë me thikë me origjinë nga Shqipëria, përkatësisht një 34 vjeçar që ngiste automjetin tjetër me targa italiane dhe një 41 vjeçar gjithashtu me kombësi shqiptare, të dy banues në Zvicrën gjermanishtfolëse.

Dy të sulmuarit kanë pësuar lëndime serioze, por jeta e tyre nuk është në rrezik. Në përleshje është përfshirë edhe një 20 vjeçar dhe një 47 vjeçar nga Kosova që banonte në Gjermani, të dy pasagjer në automjetin e agresorit.

Mediat italiane shkruajnë se në makinën e dytë kishte edhe tre persona të tjerë, : një 27 vjeçar, një 20-vjeçar dhe një 23 vjeçar, të gjithë shtetas shqiptarë që banojnë në Itali.

Autori i sulmit është arrestuar. Hetimi është koordinuar nga prokurori publik Pamela Pedretti, i cili do të duhet të fillojë hetimin penal.

EMISIONET