Shqipërisë i rriten shanset për të qenë në "Botërorin 2022", ja kur do zhvillohet

Shqipërisë i rriten shanset për të qenë në

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino ka konfirmuar se "Botërori Katar 2022" do të mbahet nga 21 nëntori deri në 18 dhjetor.

Kjo është periudhë e pazakontë pasi gjithmonë Kupa e Botës është zhvilluar gjatë muajve qershor-korrik. Në deklaratën e tij, ai tha se do të ketë diskutime për numrin e skuadrave që do të marrin pjesë pas 4 vitesh, duke shprehur dëshirën për zgjerim.

"Ne do të vendosim nëse do jenë 48 apo 32 skuadra në vitet e ardhshme. Do të kemi diskutime me Katarin dhe me Këshillin e FIFA e më pas do të vendosim në qetësi për vendimin. Tani për tani kemi një Kupë me 32 ekipe, por të gjithë do të jenë aty për të zhvilluar debat të hapur", tha ai.

Kështu Shqipëria ka shanse që të jetë pjesë e Botërorit të ardhshëm. 

 

EMISIONET