Partia Demokratike thotë se samiti i Poznanit i vendeve të Ballkanit Perëndimor e rikonfirmoi izolimin ekonomik dhe politik të Shqipërisë.

Ish-deputeti Agron Shehaj tha se  Shqipëria nuk përfitoi asnjë qindarkë nga ai samit pasi qeveria shkon e papërgatitur, pa projekte dhe propozime, si vendi më i korruptuar në Evropë.

Shehaj: Korrupsioni dhe lidhjet me krimin janë arsyeja pse BE nuk i jep Shqipërisë asnjë qindarkë. Ekonomia është katastrofa më e madhe e qeverisjes së “Rilindjes”. I vetmi projekt ekonomik i Edi Ramës ka qenë vënia nën kontroll e të gjithe ekonomisë së vendit.

Shqipëria dhe Koreja e Veriut, tha Shehaj janë të vetmet vende në botë që nuk kanë patur investime të huaja në këto 6 vite.

Shehaj:  Rrëzim i këtij modeli ekonomi është prioritet kombëtar. Partia Demokratike i fton të gjtihë shqiptarët, të protestojmë nesër së bashku: Edhe kudër varfërisë; Edhe kundër shkatërrimit ekonomik; Për një Shqipëri të mirëqenies dhe mundësive për të gjithë!

Partia Demokratike, akuzoi më tej se  nga bregdeti tek nafta, kromi dhe pasuritë nëntokësore, tek  aeroportet, portet dhe rrugët kombëtare, shëndetësia dhe arsimi, çdo gjë është vënë nën kontroll nga një grusht klientësh të qeverisë.

/Ora News.tv/