"Shqipëria që duam", Rama publikon raportin: 4454 ankesa të shqyrtuara

"Shqipëria që duam", Rama publikon raportin: 4454 ankesa

Në vetëm 5 muaj qeveria ka shqyrtuar 4454 ankesa, të cilat jan denoncuar në  paltformën për bashkëqeverisjen me qytetrët  “shqiperiaqeduam.al”  Kjo u bë publike  nga vetë kryeministri Edi Rama,  i cili ka publikuar raportin, ndërsa  i bën apel qytetarëve të besojnë tek fuqia e portalit.

Rama: “Sa e madhe është fuqia jonë, nëse bëhemi bashkë për zgjidhjen e problemeve “të vogla” të gjithkujt, në zyrat e shtetit ku ende grabitqarë e parazitë të së shkuarës vazhdojnë të shkelin të drejtat e njerëzve”

Nga të dhënat që kryeministri i servir në mënyrë grafike, rezulton se nga 4454 ankesa në total ministria e cila është më problem për qytetarët rezulton ajo e drejtësisë me  1326 ankesa, ku pjesa më e madhe lidhet me çështjet e pronësisë.

Përsa i përket qyteteve në Tiranë rezulton të jetë numri më i madh i të ankuarve, ku 187  prej tyre të identifikuar me kartë identiteti, i janë drejtuar portalit shqiperiaqeduam.al për të zgjidhur problemet e tyre me zyrat shtetërore.

Teksa i bëhët thirrje qytetarëve që të regjistrohen në portal, krahas raportit 5 mujor kryeministri Edi Rama, ka listuar edhe 10 raste të cilat ai i quan histori suksesi, duke nisuar nga problemet me faturën e energjisë elektrike, problem me pagesën e kempit e deri tek pajisjet me çertifikatë pronësie.

EMISIONET