Qeveria shqiptare pritet të dalë në tregun ndërkombëtar për të marrë 400-500 milion euro borxh. Ky fakt është parashikuar në strategjinë afatmesme të borxhit për vitet 2016-2018, ku parashikohet rikthimi i skemës së eurobondit.

Një pjesë e mirë e huasë do të përdoret për të zëvendësuar kreditë ekzistuese, që janë marrë me interesa  të larta,  si dhe një pjesë për të  rinovuar borxhin që maturohet gjatë vitit 2018.

Një tjetër synim për marrjen e eurobondit në tregjet ndërkombëtare, është stimulimi i i bankave të nivelit të dytë në Shqipëri për të kredituar bizneset dhe të interesuarit.

Në raportin e fundit guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka nënvizuar se kreditimi mbetet ende në nivele të ulëta, ndaj dhe strategjia për tiu drejtuar tregjeve të huaja duket se do të sjellë një efekt pozitiv në ekonominë shqiptare.

Pavarësisht marrjes së këtij eurobondi parashikohet që gjatë vitit të ardhshëm të reduktohet edhe më tej i nivelit të borxhit publik.

Tregu i jashtëm ofron burime të palimituara dhe interesa të favorshme por dhe mund të ketë rreziqe që lidhen me kursin e këmbimit. Për herë të parë Shqipëria përdori strategjinë e eurobondit në vitin 2010 dhe më pas në vitin 2015.

/Ora News.tv/