Shqipëria në BE, ish-presidenti i Asamblesë së KE-së: Holanda nuk u bllokon dot

Shqipëria në BE, ish-presidenti i Asamblesë së KE-së:

Ish-Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Rene Van Der Linden, politikan i njohur holandez deklaroi nga Korça se vendi i tij, i njohur për skepticizmin ndaj integrimit të Shqipërisë, në vend të procesit nuk mund ta bllokojë anëtarësimin.  Por për të ardhur ajo ditë, ai tha se kjo do të varet nga realizimi i detyrave të shtëpisë dhe vullneti për të ecur përpara.

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian varet nga plotësimi i kushteve të konsideruara “detyra shtëpie” dhe vullneti i vendit për të ecur përpara.

Ish-Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Rene Van Der Linden, nga Korça vlerësoi se vendi ka bërë progres në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe mbi të gjitha forcimit të shtetit ligjor.

Rene Van Der Linden: Integrimi i Shqipërisë në BE, varet nga dy faktorë. Së pari nga vetë JU.  Sepse nga përvoja e fundit e zgjerimit, nuk do të ketë më anëtarësime në grup. Por secili vend do të kontrollohet veç. Jam i lumtur të ve re zhvillime dhe progres në Shqipëri. Vë re me kënaqësi që keni bërë progres në drejtim të shtetit ligjor dhe zhvillimit të ekonomisë. Por sot Europa është në një situatë të vështirë për shkak të Brexit. Sot Europa përfaqëson ekonominë më të madhe, duhet të fuqizohen politikat e monitorimit të këtij zhvillimi, kështu që Italia nuk mund ta ndihmojë veten duke rritur borxhet. Por unë jam optimist për bashkëpunim të vendeve të Europës edhe falë presidentit Trump dhe vullnetit politik të vendeve europiane.

Holanda është një prej vendeve skeptike për integrimin e Shqipërisë në BE, por Van Der Linden, thotë se në fund të këtij procesi, ajo nuk mund ta bllokojë anëtarësimin.

Van Der Linden: Është e sigurtë që në fund të këtij procesi, asnjë vend i BE nuk mund të bllokojë anëtarësimin e një shteti të ri. Jemi në fillim të procesit dhe sigurisht që kjo do të marrë më tepër kohë. Për Shqipërinë është e rëndësishme perspektiva e të qenit anëtare e BE-së dhe Shqipëria duhet të ecë hap pas hapi në drejtim të integrimit.Shqipëria është vend që i përket Europës, gjithashtu Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Bashkimi Europian ka kushte shumë më të forta se Këshilli i Europës dhe Shqipëria duhet të bëjë detyrat e shtëpisë ashtu si duhet dhe këtë e them si një mik i Shqipërisë.

Politikani i njohur holandez u nderua "Qytetar Nderi" në Korçë, ndërsa më herët qëndroi në Elbasan.



EMISIONET