Një raport i Fondit Botëror për Natyrën e liston Shqipërinë ndër tre shtetet që shkakton më shumë ndotje në Mesdhe nga plastika. Ekspertët e mjedisit i gjejnë shkaqet tek keqmenaxhimi i mbetjeve dhe mungesa e riciklimit.

Sipas raportit 570 mijë ton plastikë derdhen në det çdo vit, ekuivalent i 563 shisheve plastike që hidhen në Mesdhe çdo sekondë.

Ambientalistët parashtrojnë disa zgjidhje për përmirësimin e situatës duke kërkuar vullnet dhe politika afatgjata nga vendimmarrësit.

Përpos ndotjes së mjedisit raporti evidenton edhe rrezikun që plastika shkakton në shëndet. Sipas Fondit Botëror për Natyrën 80% e plastikës detare në Mesdhe do të rikthehet në tokë brenda një dekade duke ndotur vijën bregdetare.

/Ora News.tv/