Kombëtarja e Shqipërisë në futboll vitin 2013 e ka nisur me humbje. Kuqezinjtë të mërkurën mbrëma në “Qemal Stafa” kanë pësuar humbje me rezultat 1-2, ndaj Gjeorgjisë, në një ndeshje miqësore. Përballja në mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë ka dhënë lojë të nivelit mesatare, derisa ishte ekipi shqiptar që përmes sulmuesit Erjon Bogdani (25), zhbllokoi rezultatin në këtë takim duke sjell Shqipërinë në epërsi prej 1-0. Ndërsa mysafirët në finish të pjesës së parë me golin e Watsadz (40), barazuan rezultatin në 1-1. Në fraksionin e dytë të lojës, futbollistët e Shqipërisë e kërkuan golin e fitores, por që nuk e arritën, kurse mysafirët në minutën e 82-të shënuan golin e dytë dhe të fitores në këtë ndeshje. Kjo ndeshje ishte një test zhgënjyese për trajnerin Gianni De Biasi para ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës “Brazili 2014”, që luhet me 22 mars ndaj Norvegjisë.

/Ora News.tv/