Shqipëria duhet të vijojë luftën anti-korrupsion

Shqipëria duhet të vijojë luftën anti-korrupsion

 Bashkimi Europian ka kërkuar më shumë efektivitet nga gjykatat në vend dhe më shumë angazhim për konfiskimin e pasurive të krimit. nisuar nga përhapja e këtij fenomeni Kontrolli i Lartë i Shtetit ka propozuar ngritjen e një Agjensie Kombëtare Antikorrupsion. Ndërkohë sipas  anketave të realizuara nga Institucioni Demokraci dhe Ndërmjetësim   90% e qytetarëve e pranojnë të përhapur këtë fenomen dhe të vështirë për tu luftuar.

Tirane-  Bashkimi Europian ka bërë apel për forcimin e hetimit financiar dhe më shumë angazhim në konfiskimin e pasurive të krimit. Në një konfernecë anti-korrupsion shefi i bashkëpunimit të BE u shpreh se institucionet shqiptare duhet të forcojnë luftën ndaj korrupsionit.

 Maroi Mariani, Shef i Bashkëpunimit  BE: "Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të  Lartë Gjyqësor është me rëndësi në kuadër të reformës në drejtësi. Shqipëria duhet të vijojë luftën anti-korrupsion dhe për këtë duhet të angazhohen të gjitha institucionet. Ndërkohë me rëndësi mbetet forcimi i hëtimit financiar e sidomos duhet një angazhim për konfiskimin e pasurive të krimit."

Kontrolli i Lartë i Shtetit ndërkohë rekomandoi që të krihet një agjensi Kombëtare antikorrupsion e cila do të meret me këtë çështje.

Lindita Lati Drejtore e Përgjithshme e Kontrollit të Lartë të Shtetit: "Kjo agjenci të jetë nën varësi të kryeministrit dhe përgjegjëse për hartimin zbatimin dhe monitorimin e mëtejshëm të strategjisë së ligjzbatimit duke marrë fillimisht dakodërsinë e Kuvendit për dokumente strategjikë në formën e një ligji të posacëm" 

 Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim me anë të anketave të realizuara ka konstatuar se qytetarët e vlerësojnë shumë të lartë korrupsionion në vend.

Në konferencë u theksua se e rendësishme mbetet forcimi i rolit antikorrupsion i Kuvendit dhe Qeverisë.       


EMISIONET